Strehohej në Angli, ekstradohet i dënuari për dy vrasje

Shqiptari i dënuar për dy vrasje në Shqipëri dhe që vazhdonte jetën i qetë në Angli është ekstraduar dhe do të vuajë dënimin në vendin tonë.

Historia e Avni Metrës, 53 vjeçarit lindur në Burrel por që  në Britani ishte identifikuar me pasaportë Angleze  lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë u bë publike në mediat britanike në qershor të 2016. Këta të fundit shprehën shqetësimin se Anglia ishte kthyer në vendstrehim për njerëz të dënuar për vrasje.

Ekstradimi i tij u bë më 21 shkurt 2017 si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester

Ai fshihej prej 18 vitesh dhe akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Kadri dhe Nevrus Xhetani.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale ” Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuinim ” 2 herë  dhe ” Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikur nga nenet 78 – 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Investigim i ‘Daily Mail’ – Arrestohet në Londër shqiptari i dënuar për 2 vrasje, në kërkim prej 18 vitesh