Stresi shpëton nga zjarri fëmijën 11-muajsh

Shpesh kemi dëgjuar në lajme për të vetëm kur nxjerr ndonjë këngë të re apo për ndonjë skandal. Por kësaj here, rreperi Arkimed Lushaj ose i njohur nga të gjithë si Stresi, është protagonisti i një akti heroik në lagjen e tij.

Një fëmijë vetëm 11 muajsh ka rrezikuar jetën si pasojë e një zjarri të rënë në apartamentin e tij në katin e tretë të një pallati. Dhe këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ndërmori një veprim të rrezikshëm edhe për jetën e tij duke u përpjekur të shpëtojë fëmijën .

E gjithë skena është filmuar nga poshtë pallatit, me njerëzit e miqtë e tij që i kërkojnë të ketë kujdes dhe që në fund e duartrokasin veprimin e tij heroik.

Kur mbërriti zjarrfikësja, çdo gjë kishte përfunduar dhe të gjithë gëzonin shëndet të plotë.