Struga në Festë për Ditën e Alfabetit Shqip

Struga në Festë për Ditën e Alfabetit Shqip

Këtë vit dita e Kongresit të Manastirit, 22 nëntori , do të festohet jo si zakonisht në qytetin e Strugës. Me një program të pasur artistik qytetarët e Strugës do të kenë mundësi që të kremtojnë këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
Me fillim në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës para publikut të Strugës do të performojë Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar me dirigjent Gridi Krajën dhe kompozitor
Fatos Lumanin. Gjithashtu atë mbrëmje do të interpretojë dhe kori i paraleles në Gjuhën Shqipe pranë Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Baletit – Shkup me autor Artan Asllanin dhe të përgatitur nga Behar Veseli.
Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë të ndiqni nga afër repertorin artistik të autorëve nga Tirana, Tetova dhe Struga.
Surprizat nuk mbarojnë me kaq. Ditët në vijim do t’iu njoftojmë për të gjithë programacionin me rastin e festive të nëntorit.