Strumica flet shqip

Ditë më parë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi se gjuha shqipe mund të zyrtarizohet për tërë territorin e Maqedonisë. Deklarimi i tij ndjalli një sërë reagimesh kundër tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gazetari kontraverz Milenko Nedellkovski e sulmoi Zaevin duke thënë se i ka harruar të gjithë viktimat e vitit 2001. Kritika ndaj tij u adresuan edhe nga deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski i cili tha se ”dygjuhësia do të thotë dykombësi, dykushtetueshmëri, dyshtetësi”, ndërkaq ideja e Zaevit u kundërshtua edhe nga Aleksandër Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë.