Studentët shqiptarë bëhen turq për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë (Dokument)

Eda Sherafedin Shehu dhe Edina Besim Osmankaj kanë pranuar të bëhen turke me letra vetëm për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ky vendim për ndryshim të kombësisë nga këto dy studente kishte ardhur pasi të njejtat nuk kishin arritur të regjistroheshin në këtë fakultet në afatin e qershorit.

Ndryshimi i kombësisë duket se ka pasur rezultat, pasi që të dy studentet kanë arritur të pranohen në këtë fakultet në afatin e shtatorit, shkruan ORAinfo.

Por ndyshimi i kombësisë nga ana e këtyre dy studenteve ka nxitur reagime të mëdha të pjesa e studentëve të cilët ishin shumë afër pranimit në këtë fakultet. Këta të fundit kanë kërkuar nga ana e fakultetit që mos t’i pranojë këte dy studente pasi të njejtat në afatin e qershorit kishin marrë shumë pak pike në provimin pranues.

Ndërsa në mesin e studentëve të papranuar ka prej atyre që dallimi me pikë nga ata që janë pranuar është vetëm 0.3. Andaj kërkesa e këtyre studentëve është që këta dy studentë të largohen nga lista e të pranuarëve, duke u zëvendësuar me ata të cilët kishin pikë me të afërta me studentët tashmë të pranuar.

Dyshime për mospërputhje të deklarimit të përkatësisë etnike të kandidatëve nga afati i parë në afatin e dytë të provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë ka pasur edhe nga kryetari i Komisionit të të provimit Pranues në këtë fakultet, Hasan Ahmeti.

Sipas tij, pas verifikimit të listës të kandidatëve të paraqitur në afatin e dytë të Provimit Pranues në Fakultetin e Mjekësësë, komisioni ka konstatuar mospërputhje në vetëdeklarimin e përkatësisë etnike të disa kandidatëve nga afati i parë në afatin e dytë.

“Lista me kandidatët e identifikuar dhe fletëdeklarimet e tyre (në afatin e dytë) janë të bashkangjitur në këtë shkresë. E theksojmë se në afatin e parë këta kandidtë nuk kanë qenë të deklaruar si minoritarë”, kishte shkruar në njoftimin kryetari i komisionit pranues, Hasan Ahmeti.

Ai kishte paralajmëruar se do të merrën masa përkatëse ligjore konform kriterëve të konkursit lidhur me vetëdeklarimin e rrejshëm në kohë të duhur, pas konfirmimit nga Universiteti dhe organët kompentete. Por deri me tani nuk është marrë asnjë verpim në këtë drejtim.

Kjo ka irrituar studentët të cilët kishin aplikuar në këtë fakultet, e të cilët me ndihmën e prindërve të tyre janë ankuar në të gjitha institucionet e larata shtetërore.

Në letrën e dërguar nga këta studentë në adresë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, shkruan se duke marrë parasysh se diferenca mes të pranuarit të fundit dhe studentëve të këtij grupi është numër decimal (0.03-0.6) dhe mos plotësimitë të numrit total të studentëve të papranuar sipas kriterit të konkursit për vitin akademik 2016/2017 të vendosur nga Universiteti i Prishtinës në këtë drejtim (178 studentë) ata kanë kërkuar që vendet e mbetura të lira (nga mos plotësimi i kriterit të studentëve në listat pakicë) të mbushen nga ky grup i studentëve. Por një letër e tillë asnjëherë nuk ka marrë përgjigje nga zyra e presidentit Thaçi.

Një letër e tillë i është dërguar edhe kryeministrit Isa Mustafës, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit si dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjam Demaj, por asnjëri nga këta nuk është marrë me hallin e këtyre studentëve.

Studentët kanë kërkuar edhe ndihmën e dekanës së Fakultetit të Mjekësisë Suzana Manxhuka-Kërliu, por as kjo e fundit nuk nuk i’u ka kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër, pavarësisth kundërshtimeve, studentet Eda Sherafedin Shehu dhe Edina Besim Osmankaj po vazhdojnë t’i ndjekin ligjeratat në këtë fakultet duke qenë të barabarë me studentët të cilët janë pranuar qysh në afatin e parë të qershorit. /ORAinfo/