Studenti gjermani eci në litarin 1 600 m të gjatë mes dy shkëmbinjve

Studenti gjerman Fridrih Kuhn theu rekord të ri botëror pasi eci në një distancë prej 1 600 metrash në litarin e varur mes dy shkëmbinjve në mbi 600 metra lartësi. Rekordi aktual për ecje në litar në lartësi ishte distanca prej 800 metrash.

“Litari ishte shumë i gjatë, më i gjati në botë dhe unë asnjëherë nuk kam ecur në një distancë aq të madhe. Mendojë se ka të bëjë shumë me durimin dhe nuk është aspak e lehtë. Ecja në mes është më lehtë por në fillim dhe në fund është shumë vështirë”, u shpreh Fridrih Kuhn, sportist ekstrem.

Ecja në litar është sport ekstrem që praktikohet nga shumë pak njerëz në botë. Gara u zhvillua në Francë dhe ky ishte edicioni i 13 i këtij sporti ekstrem.

Shefkije Alasani