Studim i BE, patatinat, buka, kafeja, biskotat etj janë të dëmshme

Në përfundim të një studimi 3 vjeçar që ka në thelb të tregojë se cilat janë ushqimet që përshkak të elementëve toksike që përmbajnë, Bashkimi Europian bën me dije se: “Në ushqimet e zakonshme që konsumojmë, ekzistojnë rreth 800 elemente të tilla, 52 prej të cilave me cilësi kancerogjene të mundshme”.

Stdumi vë theksin tek akrilamidi, i cili ka efekt kancerogjen dhe neurodegradues. Studimet laboratorike të zhvilluara me kafshë, kanë dalë në përfundimin se akrilamidet lidhen me zhvillimin e tumoreve të ndryshme pas ekspozimit të tyre në doza të përqendruara.

Patatinat janë disa nga ushqimet e pasura me akrilamide, por jo vetëm. Të shumta janë edhe ushqimet e tjera që i konsumojmë përditë, por që janë të rrezikshme për shkak të përmbajtjes së akrimalideve.

Përveç patatinave, ju duhet të bëni kujdes kur konsumoni edhe ushqime tjera, si:

Biskotat e gatshme

-Drithërat e mëngjesit, sidomos të tipit “corn flakes” dhe “all-bran”

-Gështenjat e pjekura

-Kafja & kakao, në sasi pak më të vogël përmbajnë akrilamide, pasi kokrrat e kafes dhe kakaos piqen përpara se të bluhen

-Bukët e thekura, e pjekura të tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekrës me krunde duket të formojë me pak akrilamide gjate thekjes, krahasuar me bukën e bardhë të zakonshme

-Bajamet & kikirikët e pjekur, gjalpi që përftohet nga kikirikë të pjekur.