Studimi: Çokollata ndihmon zemrën

Një dozë ditore e çokollatës së zezë mund të bëjë mrekulli për shëndetin e zemrës tuaj, ka treguar një hulumtim.

Për vite të tëra shkencëtarët kanë sugjeruar se çokollata ka një ndikim të mirë në sistemin tonë kardiovaskular.

Por një hulumtim i ri nga Universiteti Brown ka ofruar dëshminë më të qartë deri më tani se konsumimi ditor i çokollatës është i mirë për ju.

Në një meta-analizë të 19 hulumtimeve nga Universiteti Brown, hulumtuesit identifikuan se si flavanolet në kakao ulë rrezikun e sëmundjeve arteriale.

Ata gjetën se 600 miligramë në ditë të kakaos së pasur me flavanole – si kakao i pastër i ngrohtë ose çokollata e zezë – në mënyrë të dukshme ulë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.

Flavanolet janë antioksidantë që në mënyrë natyrale shfaqen në kakao, si dhe në disa fruta, perime, çajra dhe verë të kuqe