Studimi: Disa pjesë të trupit jetojnë edhe pas vdekjes

Edhe pasi një person deklarohet i vdekur, jeta vazhdon në trupin e njeriut, sipas një studimi të ri që sjell implikime interesante.
Shprehja e vlerave gjenetike, që do të thotë informacioni i depozituar në ADN që konvertohet në instruksione të prodhimit të proteinave dhe molekulave të tjera, në disa raste rritet më shumë pas vdekjes, sipas studimit që gjurmon aktivitetin  post-mortem në trupin e njeriut.
“Jo të gjitha qelizat vdesin kur një organizëm vdes,” thotë autori kryesor Peter Noble, i Universitetit të Washington e Alabama. “Tipe të ndryshme qelizash kanë cikle të ndryshme jete, kohë të ndryshme gjenerimi dhe rezistencë ndaj ndryshimeve të forta”, shton ai. Dhe në fakt, disa qeliza vazhdojnë të jetojnë pas vdekjes së organizmit kryesor. “Këto janë kryesisht qelizat embrionale, të cilat mbeten gjallë dhe vazhdojnë punën për riparimin e vetes dhe kushteve të tyre”, tha Noble.
Kërkuesit kishin studiuar peshkun zebra, kaviet, dhe besojnë se fenomeni ndodh në të gjitha kafshët, si dhe te njeriu. Faktorët biologjikë që pësojnë rritje pas vdekjes janë transkriptimi gjenetik, që është faza e parë e shprehjes gjenetike ku një segment i ADN kopjohet në ARN, ka lidhje me stresin, imuniteti, inflamacionet, kancerit dhe disa faktorë të tjerë. Kjo mund të ndodhë disa orë apo ndoshta dhe disa ditë pas vdekjes së organizmit apo individit.
Kërkuesit zbuluan gjithashtu një rritje të transkriptimit gjenetik të lidhur me zhvillimin embrional, në mënyrë të ngjashme me një kthim prapa në kohë të organizmit, me karakteristika qelizore të zhvillimit të hershëm të njeriut.