Studimi: Jo të gjithë psikopatët janë të këqinj

Një studim i ri provokativ nga Gkermania sugjeron se disa forma psikopatie sjellin performanca  të larta profesionale dhe nuk dëmtojnë njerëz të tjerë të shoqërisë.

Termi “psikopat” zakonisht nuk është një kompliment për dikë, pasi njerëz të tillë konsiderohen të ftohtë, manipulativë dhe i pandrgjegjshëm.

Ndërsa studimi i psikologëve të Universitetit të Bonn pretendon se disa forma psikopatie mund të japin arritje të mëdha në fushën profesionale.

Kërkuesit thonë se personat me karakterin paradoksal të psikopatisë, shpeshherë i ngjisin shpejt shkallët e karrierës  pasi janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe, janë ambiciozë dhe manipulues në të njëjtën kohë.

Gjithsesi ata konsideroheshin të rrezikshëm për kompanitë pasi  marin vendime të rrezikshme, nuk ndjekin instruksionet dhe kanë tendencë të konsumojnë droga dhe alkool.

Por studimi thotë se një dallim më i detajuar duhet të bëhet, sepse përveç anës së errët të psikopatisë dhe ajo pozitive është shpeshherë prezente.

Shkencëtarët i ftuan punonjësit gjermanë të merrnin pjesë në studim me email, duke i testuar për faktorët personalë, nivelin e arsimit dhe nivelin e sindromës së psikopatisë. Ata arritën në konkluzionin se këta individë ishin mjaft të motivuar drejt suksesit edhe pse nuk tregonin interes për rregullat që duhen ndjekur drejt tij.