Studiuesit: Qytetet kanë nevojë për shkurre më shumë se për pemë

Shkurret dhe bimësitë e tjera më të ulëta janë më të nevojshme se pemët për thithjen e ndotjes së mjedisit në qytetet e zhvilluara dhe të populluara, thanë kërkuesit në një studim të ri.

Ata thonin se pemët ishin më të mira për ndotjen në zona të hapura, ndërsa shkurret mund të bllokonin toksina në nivel të ulët, duke reduktuar ekspozimin direkt të njerëzve ndaj ndotjes.

Drejtuesi i studimit Prof. Prashant Kumar tha se autoritetet lokale duhet të mbjellin shkurre dekorative në rrit e këmbësorëve dhe pranë trotuareve, ndërsa shtoi se bashkë me homologët e BE dhe SHBA po studionin lartësinë optimale të bimësisë.

Autorët thanë se sa më shumë pemë duhet të mbillen në qytete për të pastruar ajrin, por dëshironin të sillnin në vëmendje rolin e rëndësishëm të bimësisë së ulët qytetare, veçanërisht në avantazhet e tyre për bllokimin e ndotjes rrugore në nivel të ulët.

“Tymrat e makinave përhapen me shpejtësi në rrugë prandaj barrierat e shkurreve dekorative pengojnë qarkullimin e ndotjes duke ofruar më shumë mbrojtje për njerëzit dhe banesat e tyre,” tha Dr Kumar, i Surrey University.