Sturbucks planifikon punësimin e 10 mijë refugjatëve

Pas vendimit të presidencës amerikane e cila ka pezulluar për 90 ditë hyrjen në SHBA të refugjatëve nga Siria dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve nga shtatë vende myslimane, gjiganti amerikan e kafesë Starbucks ka njoftuar se brenda pesë viteve do të punësojë dhjetë mijë refugjatë në 75 shtete në të cilat zhvillon veprimtarinë.

Drejtori ekzekutiv i Starbucks Howard Schultz, në një letër drejtuar punonjësve të kompanisë, ka tërhequr vëmendjen se “Janë vënë në pikëpyetje vlerat e premtuara nga “Ëndrra Amerikane” dhe se jemi dëshmitarë të një kohe të paprecedent”.

Por kompania Starbucks me këtë rast është gjetur në një pozitë jo fort të lakmueshme pasi përdoruesit e Twitterit kanë nisur një fushatë kundër kompanisë.

#BoycottStarbucks ishte tema më e përdorur në Twitter të hënën. Përdoruesit ankohen se si Starbucks dëshiron të punësojë refugjatë kur në të njëjtën kohë Trump synon të hap vende të reja pune për shtetasit amerikanë.

Por, si zakonisht, pati edhe grupe të atilla që thanë se do të vazhdojnë të blejnë kafe e ushqim nga restoranti për të mbështetur idenë e tyre.