Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit, ka të lënduar

Një sulm me gaz lotësjellës ka ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani.

Shumë njerëz mësohet se kanë mbetur të plagosur nga gazi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë forca policie, të cilët të armatosur kanë nisur zbrazjen e aeroportit dhe kontrollin.

Kanë nisur dhe kontrollet për të gjetur personin, apo personat që kanë hedhur gazin.
Dyshimet e para janë për një sulm të organizuar, e policia e cilëson si sulm terrorist.