Sulm me armë në një shkollë fillore, 1 i vdekur 3 të plagosur

Të paktën tre persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut.

Një adoleshent i dyshuar për kryerjen e aktit është arrestuar pas të shtënave në shkollën Toënville.

Associated Press raportoi se dy fëmijë dhe një i rritur janë plagosur nga të shtënat.

Mjeku ligjor tha se një njeri kishte vdekur në afërsi të shkollës dhe vdekja me shumë mundësi është e lidhur me incidentin në shkollë.

Nga mediat lokale raportohet se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 2 të mesditës, e megjithatë nuk është konfirmuar tamam numri i saktë i të plagosurve.

Shkolla fillore Toënsville ka 286 fëmijië nga kopështi deri në klasën e 6.