Sulm me armë zjarri në Stamboll, plagosën pesë persona (Foto)

Pesë persona janë plagosur në Stamboll pas të shtënave më armë zjarri në një kafene, raporton Haberler.

Të shtënat kanë ardhur nga dy persona të cilët në momentin e gjuajtjes me armë kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një motor, identiteti i të cilave ende nuk dihet.

Katër nga pesë personat janë në gjendje të rëndë pas plagëve të marra.

Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi.