SULM ME MAKINË NË QYTETIN HAJDELBERG, TË PLAGOSUR

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë, pasi një person vërshoi me makinën e tij në një zonë këmbësorësh.

Agresori, që mendohet se ishte i armatosur me thikë, është qëlluar nga policia pas një rezistence të shkurtër dhe pas largimit nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta, por terrorizmi nuk shihet si pistë e mundshme dhe mendohet që ai të ketë vepruar i vetëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një person hyri me një kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.