Sulm në një supermarket të Hamburgut, 1 i vdekur

Një person është vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm në një supermarket të Hamburgut, në Gjermani.

Policia gjermane ka njoftuar në Twitter se një person i dyshuar për sulmin është arrestuar, por është ende herët për të folur për motivet e veprimit të tij.

Ndërkohë, revista “Bild” raporton se personat brenda marketit janë sulmuar me thikë dhe ka publikuar një person të mbuluar në gjak, që thuhet se është autori.

Nga ana e saj policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë larg vendngjarjes.