Sulm në Pallatin Mbretëror në Arabi, dy të vdekur e tre të plagosur

Dy persona kanë vdekur e tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Pallatin Mbretëror në Arabinë Saudite.

Viktimat ishin dy roje të sigurisë që u qëlluan kur i armatosuri me kallashnikov zbriti nga makina e tij jashtë portës së pallatit Al Salam në Jeddah, transmeton Klan Kosova.

Dorasi i identifikuar si Mansour al-Amri, një shtetas saudit është vrarë nga rojet e mbretërore, të cilët e lanë të vdekur posa e qëlluan.

Criteo 320×50 mobil
Mbreti saudit Salman është aktualisht jashtë mbretërisë në një vizitë shtetërore në Rusi.

Familja mbretërore kryen punë zyrtare vetëm gjatë muajve të verës në pallat.

Motivi i këtij akti ende nuk është bërë i ditur nga autoritete.