Sulm pranë një shkolle në Greqi, 1 i vrarë

 

Policia greke njofton se persona të armatosur e kanë vrarë një person jashtë një shkolle fillore afër Athinës, teksa prindërit po i fusnin fëmijët e tyre në shkollë.

Të paktën dy persona të armatosur e sulmuan viktimën sot jashtë hyrjes anësore të shkollës në zonën Glyka Nera, në lindje të Athinës, ka thënë policia, përcjell Express.

Policia thotë se incidenti mund të jetë i lidhur me rivalitetin mes grupeve kriminale të zhvatjes, duke mos dhënë detaje të tjera.

Autoritetet thonë se një grua në mesin e kalimtarëve të rastin u plagos dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Raportohet se ajo është jashtë rrezikut për jetë.