Sulm terrorist në një xhami në Kanada, gjashtë të vdekur (Video)

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe tetë janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur në një xhami në Quebec City, Kanada.

Të shtëna u dëgjuan në “Quebec Islamic Cultural Centre” natën e së dielës, sipas raporteve të medias lokale.

Faqja e qendrës në Facebook postoi videon e policisë jashtë skenës, me një koment të shkruar se ka “disa të vdekur”.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se deri në tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë.

DailyMail raporton se dy persona janë arrestuar derisa policia deklaron se hetimet janë ende duke vazhduar për të dyshuar të tjerë.

Kryeministri Justin Trudeau e quajti sulm terrorist.