Sulm vetëvrasës me bombë në Bagdad, 7 viktima

Një vetëvrasës me bombë është hedhur në erë sot në një rrugë tregtare në Bagdad, me ç’rast jetën e humbën shtatë persona, ndërsa u lënduan 28, njoftoi policia.

Sulmi vetëvrasës ndodhi në qarkun kryesor shiit Iskan, në pjesën perëndimore të kryeqytetit irakian.
Grupi xhihadist Shteti Islamik këtë vit i përforcoi sulmet me bombë në rajonet të cilat janë nën kontroll të autoriteteve irakiane, ndërsa njëkohësisht duke humbur territore të cilat kanë qenë nën kontroll të tij, falë ofensivave të forcave irakiane, të cilët janë mbështetur nga SHBA-ja, dhe milicitë shiite, të mbështetura nga Irani.

SHI edhe mëtej kontrollon rajone të mëdha në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, duke e përfshirë edhe qytetin Mosul, i cili është marrë nga viti 2014.