Sulm vetëvrasës në një dasmë, vriten 16 vetë

Zyrtarët thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë në një dasmë në Irak, janë vrarë së paku 16 vetë dhe plagosur më se 30 të tjerë

Ky sulm i mbrëmshëm në provincën Anbar, në perëndim të kryeqytetit Bagdad, ishte i treti me radhë këtë javë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, megjithqë për valën e sulmeve të fundit vetëvrasëse në Irak janë fajësuar militantët e Shtetit Islamik