Sulmet terroriste që goditën Evropën në 2016-ën

Terrorizimi ka goditur disa herë Evropën përgjatë këtij viti, duke treguar kështu edhe dështim të sigurisë nga agjencitë inteligjente të shteteve evropiane.

Shumë qytetarë kanë humbur jetën nga sulmet terroriste të militantëve të ISIS. Janë të paktën 7 raste kryesore të këtyre sulmeve vdekjeprurëse që kanë tronditur kontinentin më të vjetër.

Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së djeshme (19 dhjetor), pati 3 sulme të ndryshme; në Ankara u vra ambasadori rus, në Berlin 12 persona u shtypën nga një kamion, në Zyrih 3 persona u plagosën në një xhami

22 Mars – Sulmet në Bruksel, 35 persona u vranë, përfshirë edhe tre kamikazët

10 Maj – 1 person u vra dhe 3 u plagosën në një stacion treni në Mynih pasi u sulmuan me thikë nga një ekstremist

13 Qershor – 3 të vrarë në Paris, mes tyre edhe atentatori. Dy policë që po matoheshin u qëlluan për vdekje me thikë

14 Korrik – 87 të vdekur në Nice, mes të cilëve edhe autori. Një kamion hyri në mes të turmës në shëtitore gjatë Ditës së Bastijës.

24 Korrik – Shpërthim vetëvrasës në Ansbach, Gjermani. 15 të plagosur, vdes kamikazi

26 Korrik – Vritet prifti 84-vjeçar në Normandi, Francë. ISIS mori përgjegjësinë

16 Tetor – Një 16-vjeçar goditet për vdekje me thikë në Hamburg të Gjermanisë. ISIS mori përgjegjësinë