Sulmi i 27 prillit, zbulohet agjenti që vodhi regjistrimet e kamerave të sigurisë

 

Natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, huliganë të “Për Maqedoni të përbashkët” mësynë në Kuvend dhe sulmuan disa deputetë, mes tyre edhe gazetarë.

Pas sulmit, u përfol se MPB nuk kishte akses në videot e Kuvendit për shkak se ato mungonin dhe ishin vjedhur, gjë e cila ngadalësoi hetimet.

Por, mësohet se 42-vjeçari Oliver Radullov, i cili është pjesë e sigurimit të drejtorit aktual të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, është i dyshuari kryesor për marrjen e hardisqeve të inçizimeve nga Kuvendi.

Radullov shqetësohet për sigurinë e drejtorit Vlladimir Atanasovski, ndërsa disa ditë pas incidenteve që ndodhën në Kuvend së bashku me një deputet tjetër të DSK-së i ka marrë hardisqet nga monitorimi i Kuvendit salla 3, publikon “Tellma”.

Përveç sigurimit të drejtorit “në aksion” për marrjen hardisqeve ka marrë pjesë edhe 51 vjeçari Sasho Markovski, i punësuar në administratën e pestë të DSK-së.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për zbardhjen nëse gjurmët në komjuterë i përkasin të dyshuarve, apo jo.