Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë, shkon në 6 numri i policëve të shkarkuar

 

Ka shkuar në 6 numri i policëve të shkarkuar nga detyra për shkak të sulmit në Kuvendin e Maqedonisë. Sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së ka vërtetuar se ata kanë qenë të pranishëm në protestat e dhunshme.

Për pesë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë ndërhyrë në momentin kur deputetët e VMRO-DPMNE-së hapën derën kryesore të Kuvendit dhe lejuan hyrjen e protestuesve brenda ambjenteve të Kuvendit.

Të pestë janë të punësuar në Sektorin për sigurim e njohur, shkruan “Telma”, ndërsa polici i gjashtë është shkarkuar me arsyetimin se ka penguar një zyrtar në kryerjen e detyrës së tij.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të sulmit ku mbetën të plagosur rëndë disa deputetë