Sulmi në Manchester, reagojnë klubet dhe futbollistët e mëdhenj

 

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e djeshme Manchesterin. Shpërthim për të cilin dyshohet se ishte sulm terrorist ndodhi në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në  “Manchester Arena” i mori jetën e të paktën 22 personave dhe la të plagosur 50 të tjerë.

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany, legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, Rio Ferdinand dhe klubet e Manchesterit kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”

Manchester City: “Është trishtuese për atë që ndodhi në Arena. Ngushëllime për gjithë të prekurit nga kjo”

Manchester United: “Jemi të dëshpëruar për atë që ndodhi mbrëmë në Arena. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për gjithë të prekurit nga kjo”.

Vincent Kompany: “Dua t’ju shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave, është ditë trishtuese për Manchesterin”

Rio Ferdinand: “Sa dëgjova për atë që ndodhi, shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe shëndoshë”.

Gary Lineker: “Lajm i tmerrshëm për qytetin e Manchesterit. Mendimet janë me gjithë të prekurit nga kjo”