Sulmohet barka e refugjatëve afër Libisë, katër të vdekur

Një burrë i armatosur ka sulmuar një varkë të mbingarkuar që po bartte refugjatët nga Libia, duke lënë katër të vdekur dhe 25 të zhdukur, raporton Reuters.

Rojat bregdetare të Italisë kanë dërguar një anije shpëtimi në afërsi të barkës së sulmuar e cila ndodhej në ujërat neutrale.

Barka e cila është fundosur, kishte në bord 150 refugjatë dhe në momentin e sulmit, katër nga ta kanë rënë të vdekur në det.

Sulmi mendohet të jetë kryer nga rojat bregdetare libiane, të cilët i kanë rrahur me shtupa hekuri refugjatët që po largoheshin drejt Europës.