Sulmohet deputeti Muhmed Zeqiri, Miajllkov: Është shpifje

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka thënë se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, teksa ishte duke shkuar në një kafene.

“Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në ‘Dion’ dhe pasi mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova t’ia sqaroj se kemi bërë rezervimin e tavolinës, dhe më pas filluan që duke me shtyrë dhe më goditur”, ka thënë Zeqiri, i cili ka shtuar se incidenti është nxitur nga sigurimi i Mijallkovit.

Nga ana tjetër, ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, e ka mohuar plotësisht ngjarjen duke thënë se nëse Zekiri nuk kërkon falje, do ta padisë për shpifje.

“I dënoj manipulimet se ndonjëri nga sigurimi im ka sulmuar Zeqirin. Do të ngre padi ndaj tij nëse nuk kërkon falje”, ka thënë Mijallkov për mediat. /albeu.com/