Sulmohet me predha ambasada ruse në Damask

Ambasada ruse në Damask të Sirisë është sulmuar dy herë gjatë ditës së sotme, konfirmoi Ministria e Jashtme ruse të mërkurën (28 dhjetor).

“Në orën 13:00 më 28 dhjetor, ambasada ruse në Siri u granatua nga terroristë. Një minë, e cila për fat të mirë nuk shpërtheu, ra në oborrin e kompleksit të misionit diplomatik rus”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, citon agjencia ruse e lajmeve “Tass”.

“Mina e dytë ra në afërsi të territorit të saj. Inxhinierët luftarakë janë angazhuar për të çaktivizuar mjetin e pashpërthyer”, thuhet më tej në reagim.

Moska zyrtare e konsideron rastin si “provokim të ri nga ekstremistët që kundërshtojnë zgjidhjen paqësore në Siri dhe konfirmimin e qëllimit të tyre për të vijuar në mbjelljen e terrorit dhe dhunës”.

Ministria tha gjithashtu se ka ende një kërcënim real ndaj ambasadës ruse në rrethinat e Damaskut dhe personelit të saj nga grupet terroriste.

Në deklaratë se është nevojë urgjente eliminimi i shpejtë i të gjitha vatrave të tilla të terrorizmit.