Sulmohet mjeku në Tetovë përderisa ishte në orar të punës

37 vjeçari J.I. nga Piroku, mjek në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, e ka paraqitur rastin se gjatë natës, rreth orës 04:00 është sulmuar nga 21 vjeçari tetovar A.A., përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në atë kohë, i paraqituri së bashku me nënën me veturë e kanë sjellë babain e tij te J.I. për kontrollë dhe t’i jepet ndihmë mjekësore. Përderisa J.I. e ka kryer detyrimin e tij dhe i ka rekomanduar A.A. që të shkojnë në repartin e Internos, A.A. ka filluar ta ofendojë mjekun, ta kërcënojë dhe me një mjet të fortë e ka goditur në shpatullën e djathtë.