Sulmohet Mourinho

Mediat angleze sulmojnë Mourinhon

Jose Mourinho është përsëri, këtë të hënë, protagonist në shtypin anglez, pas asaj që “korri” në fundjavë Manchester United kundër West Ham dhe pozicionit të “djajve të kuq”, me 11 pikë prapa liderit të Premier League, Chelsea.

Portugezi duket sikur nuk e kupton sjelljen e tij në stol, as numrat e tij në krye të skuadrës nga “Old Trafford”. “Jose është një specialist në gjetjen e justifikimeve sa herë që dështon. Ai duhet të jetë fajtor për pikët e lëna rrugës, sepse tashmë Manchester United nuk kanë asnjë mundësi për titullin,”- citon “Mirror”.

“Jose Mourinho e ka drejtuar “anijen” nga justifikimet. Sjellja e tij ka filluar ta lëndojë Manchester United”, – titullon shkrimin e vet “Daily Mail”.

“Është fillimi më i keq për Manchester United që nga sezoni 1990-1991. Ai nuk kanë fituar në shtëpi, në Premier League, që nga shtatori , pavarësisht nga shpenzimet e më shumë se 160 milionë paundëve për lojtarë të rinj.
Gjithkush flet për goditjen e një shisheje e pastaj marrjen e kartonit të kuq, një sjellje e portugezit, që që ka efekte negative edhe në ekip”, – ka shtuar një tjetër media angleze.