Sulmohet një zyrtarë policie në Strugë

Një zyrtarë policie është sulmuar në rrugën “Marshall Tito” në Strugë nga ana e A.N 45 vjeçar, banor i fshatit Veleshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi sot policia, mbrëmë rreth orës 18:20 një zyrtarë policie, ka vërejtur makinën “Golf” të prakuar në rrugë. Dhe kur këtë i’a ka thënë pronarit A.N ai është hidhëruar dhe ka filluar të ofendojë dhe e ka sulmuar fizikisht. Me intervenim të shpejtë nga ana e policëve tjerë sulmuesi është qetësuar dhe e kanë dërguar në stacionin policorë në Strugë.

Për këtë rast është informuar edhe prokurori publik, i cili po ndërmerr masa të mëtejme për të zbardhur rastin plotësisht./