Sulmohet qendra e Vetëvendosjes në Pejë (FOTO)

Para pak çastesh është sulmuar selia e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Pejës. Lajmin e ka bërë të ditur i nominuari për kryetar të kësaj komune nga radhët e VV-së, Bashkim Nurboja. Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Po sa na e sulmuan zyrën, dikuajt po i pengon puna jonë. Peja ka me ndryshu”, ka shkruar ai sipër fotografive në një publikim në rrjetin shoqëror “Facebook”.