Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

 

Dje në Prishtinë një person është sulmuar me thikë nga të dyshuar të panjohur.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”  rreth orës 18:00 ku viktima  ka pësuar lëndime pasi që dy të dyshuar të panjohur, për motive ende të panjohura e kanë sulmuar fizikisht me thikë, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.