Sulmuesi i Mançesterit kishte kaluar transit nga aeroporti i Stambollit

 

Autori i dyshuar i sulmit të Mançesterit, Salman Abedi ka kaluar transit nga aeroporti “Ataturk” në Stamboll me destinacion Evropën, njoftoi sot një zyrtar i lartë turk.

“Mund të konfirmoj se ai ka kaluar transit nga aeroporti “Ataturk” i Stambollit. Por ndërkohë nuk i është komunikuar Turqisë asnjë sinjalizim nga ana e shërbimeve sekrete para sulmit të Mançesterit”, deklaroi ky burim për median në kushte anonimati.

Zyrtari i lartë nuk dha detaje mbi itinerarin e saktë të të dyshuarit, as datën e kalimit transit nga Stambolli.

Një person i afërt i familjes konfirmoi dje për median se Salman Abedi ndodhej në Libi para se të nisej drejt Britanisë së Madhe katër ditë para sulmit.