Sulmuesi në Hamburg bërtiti “Allahu Ekber”

Sulmuesi i cili sot me një thikë ka sulmuar qytetarët në një supermarket në qytetin gjerman të Hamburgut, ka lënë të vdekur një person dhe ka plagosur disa të tjerë.

Ai gjatë kryerjes së sulmit ka bërtitur “Allahu Ekber”, që le të kuptohet se sulmi mund të jetë me qëllime terroriste, raporton AFP.

Ai është kapur nga policia gjermane, e cila ka rrethuar zonën dhe po merret me hetimin e motiveve të kryerjes së krimit.

Policia Hamburg pas sulmit ka njoftuar në llogarinë zyrtare në Twitter që ende nuk kanë informacion të qartë në lidhje me motivin ose numrin e të plagosur në sulmin që ndodhi këtë pasdite në një supermarket në qytetin gjerman të Hamburgut.

“Ne nuk kemi informacion të qartë në lidhje me motivin ose numrin e plagosur”, policia Hamburg në Twitter.

Ndërkohë, revista “Bild” raporton se personat brenda marketit janë sulmuar me thikë dhe ka publikuar një person të mbuluar në gjak, që thuhet se ai është autori i sulmit.

Nga ana e saj policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë larg vendngjarjes