“The Sunday Times”: Maqedonia duhet të përcaktohet, të largohet nga Moska ose të vuajë

Maqedonia është në presion direkt nga autoritetet ruse për t’u larguar nga Perëndimi ose të “përballët me masat ndëshkimore”, ka zbuluar media britanike “The Sunday Times”

Në shenjë për ngritjen e ndikimit të Kremlinit në Ballkan, anëtarë të qeverisë së Maqedonisë punojnë sipas kërkesave të ambasadorit rus në Shkup dhe ky i fundit më pas zhvendos besnikërinë e Shkupit në Moskë.

“Rusia nuk ka nevojë për Maqedoninë,” por Maqedonia nuk “mund të mbijetojë pa Rusinë,” tha ambasadori Oleg Shcherbak.

Moska zyrtarisht mbështet qeverisjen 11 vjeçare të OBRM, e cila ka refuzuar të pranojë ndryshimin e pushtetit përkundër shumicës parlamentare, përcjell “Botasot”

Kjo mund të sjellë kursin më pro-rus të partisë së Nikola Gruevskit.

“Çfarë ka ndodhur vitin e fundit në Malin e Zi, tani skenari i njëjti po ndodh në Maqedoni, vetëm rusët mbështesin qeveritë pro-Kremlinit të cilët refuzojnë të japin dorëheqjen,” paralajmëroi një ministër malazez.