Super lajm për Xherdan Shaqirin

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës angleze Stoke City, Xherdan Shaqiri, do të rikthehet në aksion.

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve me muskuj ndërkohë që për sfidën e radhës ndaj Crystale Palaces do të jetë gati.

“Stoke City do të jetë më i kompletuar për ndeshjen kundër Crystal Palace, pasi në stërvitjeje janë kthyer Glen Johnson e Xherdan Shaqiri. Shaqiri vuajti nga problemet me muskuj”, njofton “The Sun”, transmeton arbresh.

‘Shaqa’ në 14 ndeshjet e zhvilluar në këtë edicion ka shënuar dy gola.