Super Majlinda, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit botëror të xhudos, i cili po mbahet në Budapest

Xhudistja nga Peja, në çerekfinale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, e ka mposhtur garuesen nga Franca, Amandine Buchard.

Fitusja e medaljes Olimpike, në Rio 2016, në gjysmëfinale të kësaj gare do të përballet me japonezen, Ai Shishime.