Superoperacioni – Alarm terrorizmi në qytetin gjerman Chemnitz

 

Alarm terrorizmi në qytetin gjerman Chemnitz, pasi policia vendase ishte sinjalizuar për një sulm me eksploziv.

Qyteti është blinduar nga forcat e rendit, të cilat kanë nisur një superoperacion për kapjen e të dyshuarit për sulmin.

Për momentin, personi i dyshuar është në arrati dhe dyshohet se është një i ri sirian me emrin Jabber A.

Sipas informacioneve siriani, kishte planifikuar të kryente një sulm në aeroportin e qytetit gjerman.

Imazhet e publikuara nga mediat lokale dhe nga rrjetet sociale tregojnë forcat policore të armatosura që bastisin zona banimi në Chemnitz. Autoritet gjermane kanë urdhëruar disa prej banorëve të evakuohen pasi qëndrimi aty mund të jetë i rrezikshëm si pasojë e operacionit dhe personit që është në kërkim.

Zëdhënësi i policisë Tom Bernhardt tha për mediat se personi i cili dihet edhe në foto paraqet rrezikshëmri të lartë dhe se forcat e rendit do të bëjnë të pamundurën që mos të ketë të lënduar në këtë operacion.

Sipas tabloidit gjerman Bild, i dyshuari ishte person i njohur nga shërbimet sekrete gjermane dhe kishte kohë që survejohej prej tyre.