Supervila ku do të strehohet Obama

Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama do të marrin një shtëpi me qira pas mbarimit të mandatit që pasohet me lënien e shtëpisë së bardhë.

Shtëpia luksoze prej 8 200 metrash ndodhet në një nga lagjet me elegante të Uashingtonit.

E ndërtuar në vitin 1928, ajo përmban 9 dhoma gjumi, tetë banjo, një sallon të madhe dhe shumë dhoma të tjera. Banesa do të jepet me qira për çiftin Obama nga Joe Lockhart, ish-sekretari për shtyp i Bill Clinton.

Shtëpia ka edhe një zyrë në katin e sipërm ku Obama mund të jetë i lirë për të punuar për kujtimet, teksa ka shkruar dy libra të suksesshëm që e kanë bërë jo pak të pasur. Shtëpia ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta të vendit.

Në këtë banesë ka qëndruar edhe ish-Presidenti Woodrow Wilson, pasi la Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia kushton më shumë se 4.3 milionë dollarë.
349B7EA700000578-3607923-image-a-23_1464191157339