Sylejmani: Vota për Ali Ahmetin është votë për flamurin kombëtar

Veprimtari kombëtar dhe pjesëmarrësi i luftës heroike të Kosovës, Ismet Sylejmani, në një artikull të tij autorial ka dhënë një porosi dashamirëse për shqiptarët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë, në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Ai ka apeluar që vota shqiptare të mos përçahet dhe të mbështetet Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i saj Ali Ahmeti.
Ai madje ka shkruar se mbështetje Ali Ahmetit duhet ti jepet jo vetëm në këtë mandat, por çdoherë kur ai e kërkon sepse siç shkruan Sylejmani vota për Ali Ahmetin është votë për flamurin kombëtar.
Më poshtë e keni artikullin e tij të plotë
Sot për sot Ali Ahmeti, është udhëheqësi më i madh politik e atdhetar , në të gjithë hapësirën shqiptare!
Mbi supet e Tij ka një të kaluar aq shumë të lavdishme e të jashtëzakonshme progresive e integruese kombëtare, sa vështirë se ti gjendet shoqi!
Vetëm dashuria e madhe ndaj popullit dhe Atdheut, ndaj kryeudhëheqësve të mëdhenj të kombit, dëshira për ta parë vendin e të parëve të lirë e të çliruar, të begatë e të prosperuar, e kanë shndërruar në një uragan e kampion të vërtetë e kalorës lavdiplotë që po marshon sigurt përpara!
Ali Ahmetit duhet ti jepet vota jo vetëm në këtë mandat, por gjithmonë e kurdoherë kur Ai e kërkon, sepse vota për Ali Ahmetin është votë për popullin shqiptar, është vote për flamurin kombëtar, është votë për gjakun e derdhur për liri e për përpjekjet e mëdha e të vazhdueshme për të drejta e barazi kombëtare dhe njerëzore, është votë për idealet dhe ë e mëdha të figurave të mëdha të kombit që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari e Fehmi Lladrovci!
Populli shqiptar në Maqedoni gjithmonë nëpër histori ka kërkuar udhëheqës të madh e të lavdishëm, i cili do ti dilte zot e do ta udhëheqtë në luftë çlirimtare, por edhe në ndërtim, mirëqenie e progresivitet integrues ne vend, e do ta përfaqësoje me dinjitet, aftësi e shkathtësi diplomatike ne arenën kombëtare e ndërkombëtare!
Vota për Ali Ahmetin, është vote shqiptare për integrim euroatlantik!
Rilindja e mirëfilltë shqiptare në shekullin e ri po del ne skene nën udhëqjen e udhëheqësit të  madh e të urtë të popullit e Atdheut Ali Ahmeti.
Për herë të parë në historinë e re të Atdheut tone, po del publikisht në skenën e historisë me argumente e me dokumente, se populli shqiptare në Maqedoni është numerikisht e territorialisht vendimmarrës e me rol te padiskutueshëm shtetformues dhe stabilizues, por edhe gjithnjë e më shumë po merr nga pjesa e Tij përgjegjësitë për drejtimin me kompetence e përgjegjësi kupolën e larte te administratës shtetërore të shtetit të Maqedonisë.
Në udhëheqjen e Ali Ahmetit të cilit kudo e kurdo duhet ti jepet vota shqiptare, po del në skenën e historisë populli shqiptar ortodoks, histori kjo tragjike por e lavdishme dhe shpresëdhënëse për popullin tonë e për të ardhmen e tij në familjen euroatlantike!
Biri i madh e historik i popullit shqiptare Branko Manjollovski do të jetë deputeti i parë shqiptare, që me ardhjen e Tij në Parlamentin e Maqedonisë do ta dridhe skenën politike jo vetëm maqedono – shqiptare, por edhe atë të shteteve fqinje dhe do te dërgoje në të gjitha kancelaritë e Evropës, SHBA-ve  dhe të gjithë Botës se padrejtësitë shekullore ndaj popullit shqiptare ishin të mëdha dhe se ato janë duke u shtruar për zgjidhje e duan zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme e te mbështetur fuqishëm nga SHBA-te dhe BE-ja e faktorë të tjerë relevant!
Viti 2016 e gjen popullin shqiptar homogjen e me projekte të qarta të ecjes se tij drejt fitoreve të  reja, te cilat do te jene te realizuara pavarësisht nga vështirësitë, sepse në udhëheqje të tij është i madhi dhe besniku Ali Ahmeti!
Gjithnjë e më shumë po rritet shpresa dhe po shtohen ato, se populli shqiptar në Maqedoni ka një të ardhme të ndritur!
Garantues i kësaj të ardhme të lumtur e të ndritur në Maqedoni, është udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe shokët e Tij!
Garantuese është BDI-ja, vazhduesja politike e drejtpërdrejtë e luftës heroike e të armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Është shumë e jashtëzakonshme për ne bashkëkombësit që jetojmë në Kosovë, Shqipërisë, Luginë të Preshevës dhe ata të tjerët nëpër Botë, kur shohim se po shtohen radhët e popullit shqiptar në Maqedoni, dhe se do të vije ajo koha e artë për të cilën ka sakrifikuar çdo gjë e po punon pandërprerë udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, kur do te qeveriset çdo pëllëmbë e tokës shqiptare në Maqedoni nga vetë shqiptarët!
Ali Ahmeti, me udhëheqjen e Tij të urtë e të mençur në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar e veçanërisht me atë amerikan dhe evropian e ka bërë të domosdoshme që partia më e madhe politike shqiptare do të jetë patjetër në qeverinë e Maqedonisë !
Pra ja pse duhet te votohet Ali Ahmeti dhe përfaqësuesit e partisë së Tij!
Për tu bërë realitet i vazhdueshëm kjo aspirate e ligjshme, vota për Ali Ahmetin duhet të jetë e pandërprerë, e gjithmonshme por edhe e forte, vote popullore, sepse Ali Ahmeti e ka të ndarë mendjen, gjithçka e çdo gjë për popullin dhe Atdheun, gjithmonë në shërbim te tij!
Derisa ta kërkojë votën Ali Ahmeti ajo nuk duhet të diskutohet se a duhet ti jepet Atij apo jo, sepse të gjithë e dijmë se provat e dhëna në rrugën e gjatë në shërbim të popullit, janë argument i fuqishëm se biri i kombit shqiptare, gjithmonë e gjithnjë do të ece nëpër teh të shpatës e kurdoherë në shërbim me produktivitet të larte politik, shtetëror e kombëtar të popullit shqiptar!
Cilido shqiptarë e shqiptare me të drejtë vote në Maqedoni, kur të shkoje praëe kutisë së votimit, të mendoje për një çaste tërë të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptare në Maqedoni dhe kalvarin e pafund te vuajtjeve e te zitë e ullirit që e ka hequr ne pushtimin dhe dhunën e Serbisë  pushtues e zgjedhën ish- jugosllave deri në luftën e UÇK-se ne vitin 2001, dhe do ta këtë të qartë  se përpos te Ali Ahmeti dhe partia qe drejton Ai, askush me shume nuk e meriton votën!
Ali Ahmetin edhe nëse nuk e admiron ndonjë kryefamiljar ose rival politik, ata përsëri e dinë se Ali Ahmeti, nuk lëshon pe asnëj milimetër kur është në pyetje çështja kombëtare dhe mirëqenia e popullit shqiptar jo vetëm në Maqedoni!
Të rinjtë dhe te rejat, te vegjlit e kolopuqët dhe ata që do të vijnë në jetë në të ardhmen, të Ali Ahmeti kanë e do të gjejnë udhëheqësin largpamës dhe babagjyshin që do të jetë i mbuluar me lavdi të padiskutueshme kombëtare e politike nga sukseset e mëdha në rrugën e gjatë, të  mundimshme e të vështirë, por të lavdishme në shërbim të Atdheut e të të parëve tanë!
Vota për Ali Ahmetin, është vote kundër papjekurisë politike shqiptare në Maqedoni, e cila gjithmonë ne fushata zgjedhore, mbulohet me aureole kombëtare e që ne fakt është e destinuar të  qelbet e kundërmoje, sepse ne rruge e sipër, tharmi antishqiptare e bën të helmueshme dhe e nxjerr jashtë të pavlerë, e për më tepër edhe të dëmshme për proceset që do të vijnë hap pas hapi!
Vota për Ali Ahmetin, është votë për pranim në NATO të Maqedonisë!
Vota për Ali Ahmetin, është votë dhe respekt për SHBA-të dhe BE-në!
Vota shqiptare të shkoje për partinë më të madhe e më puro shqiptare që kane pasur ndonjëherë  shqiptarët në histori!
BDI  e UÇK-së, është partia politike shqiptare që ua futë tmerrin dhe i shpartallon planet dhe ëndrrat ogurzeza e të helmuara antishqiptare serbo – maqedone!
Vota për Ali Ahmetin është votë për shpartallimin e te gjitha planeve antishqiptare!
Vota për Ali Ahmetin, është plumb për armiqtë e popullit shqiptar!