Sylvester Stallone merr oferte pune nga Donald Trump

Aktori i njohur italian mund të ndërrojë së shpejti kodrat e Hollywood me një zyrë në Washington DC.
Raportimet e medieve thonë se presidenti i zgjedhur Donald Trump i ka ofruar Sylvester Stallone një rol në kabinetin e tij, në lidhje me artet. Disa media kanë thënë se oferta është bërë dhe se Stallone po mendohet.
Trump duket se i ka ofruar aktorit 70-vjecar një rol drejtuesi në agjencinë kombëtare të promovimit të artit, dhe nëse e pranon ai nuk od të jetë figura e parë e ekranit që i bashkohet administratës së re pas producentit Steven Mnuchin e Linda McMahon.
Stallone nuk ka qenë kurrë një republikan por ka mbështetur kandidatin John McCain në 2008.
Kohët e fundit aktori ka thënë për revistën Vanity Fair: “Më pëlqen shumë Donald Trump. Është një personazh tip Dickens. E keni parasysh? Ka disa personazhe të tipit Arnold Schwarzenegger që janë më të mëdhenj se jeta, por nuk e di si përkthehet kjo në botën reale”.