Takimi Juventus-Real Madrid do të luhet në stadium të mbyllur

Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një finale si gjithë të tjerat në Champions League.

Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm evropian, do të zhvillohen në një impiant tërësisht të mbuluar.

Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.

Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve.