Takohen Sela dhe Kasami

Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela ka zhvilluar takim me kolegun e tij nga Lëvizja BESA Bilall Kasami. Takimi  është iniciuar nga Sela.  Qëllimi i kësaj ftese ka qenë në frymën e vazhdimësisë së bashkëpunimit respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik. Nga partia e Selës i bëjnë ftesë të gjitha partive shqiptare, për të vazhduar tryezën e përbashkët lidhur me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar!

Alsat-M