Takohen Talat Xhaferi dhe Johannes Hahn

 

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tashmë ka realizuar takimin e parë zyrtar në Bruksel me eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.

 Në profilin e tij në Twitter, Hahn njofton për realizimin e takimit dhe thotë se Kuvendi duhet patjetër të jetë në gjendje që të funksionojë dhe të punojë për tërë qytetarët.
Në vëmendje, sipas tij, është edhe formimi i qeverisë.