Talat Xhaferi uron muajin e shenjte te Ramazanit

I nderuar Reis – ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, të nderuar besimtarë,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Ju shpreh urime me rastin e fillimit të agjërimit të Ramazanit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaj i përkushtuar ndaj solidaritetit, bashkimit dhe humanizmit, muaj i cili e zgjon në ne mirëkuptimin e ndërsjellë, respektin, vetëmohimin dhe dashurinë ndaj njerëzve. Me anë të agjërimit, synojmë kah arritja e pastrimit shpirtëror dhe trupor dhe me këtë kontribuojmë kah ndërtimi i shoqërisë më të shëndoshë dhe ardhmërisë më të ndritshme për fëmijët tanë.

Ky muaj i Ramazanit le të jetë i përmbushur me gëzim në shtëpitë tona, me paqe në shpirtrat tonë dhe mirësi në zemër.

Me respekt,

KRYETARI I KUVENDIT
TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

m-r Talat Xhaferi