Talat Xhaferi vizitën e parë zyrtare në Bruksel

 

Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë , Talat Xhaferi, udhëtimin e parë zyrtar po e realizon në Bruksel.

Me ftesë të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, Xhaferi do të zhvillojë takime të rëndësishme, ndërsa me këtë vizitë zyrtare, Brukseli edhe njëherë dërgon porosi Maqedonisë se kryetar legjitim i Kuvendit të Maqedonisë është Talat Xhaferi, përcjellë Klan Kosova.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, menjëherë pasi Xhaferi u ulë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit i pari që e vizitoi ishte euro-ambasadori Samuel Zhbogar, shkruan Alsat