Tani jam gati për dashurinë

Pasi ka fjetur me më shumë se 10.091 meshkuj përgjatë 12 viteve, ish- prostituta e luksit, Gwyneth Montenegro thotë se tanimë do heqë dorë dhe është gati për të gjetur dashurinë, për herë të parë.

Australiania 36- vjeçare thotë se ka marrë mbi 80 propozime për martesë, pasi deklaroi për herë të parë në Daily Mail se është gati për një lidhje serioze.

Këto deklarata ajo i bëri pas publikimit të librit “10 mijë meshkuj dhe vazhdojnë”.

Ajo u merrte klientëve nga 500 deri në 1000 dollarë në orë.

Mes tyre kishte avokatë, politikanë dhe muzikantë.

Ajo thotë se një producent i Hollivudit është i interesuar për të bërë një film për jetën e saj.