“Tank” dhe “Tarifa”, dy lëndët e reja të PSP-së

Prokuroria Speciale Publike ka hapur dy lëndë të reja të koduara me emrat: “Tank” dhe “Tarifa”.

Ekipi i Katica Janevës, në lëndën “Tanku”, po heton mënyrën e blerjes së vetura e tipit “Mercedez” e cila kap koston e 600 mijë eurove.  Në këtë lëndë janë të përfshirë dy persona dhe akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizime.

Ndërsa në lëndën e koduar “Tarifa”, ku janë të përfshirë shtatë persona, ka të bëjë me blerjen e softuerit për kompaninë “ELEM”. Shtatë të dyshuarit në këtë lëndë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dyshohet se veprat penale janë kryer gjatë periudhës nga muaj shkurt deri në fund të tetorit të viti 2012